• |
ide | kryesore

Studenti: Vajza e deputetit të PS u përpoq të ndalte protestën

Lajme, Të fundit

Një student, në një lidhje direkte për News 24 është shprehur se vajza e deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreut, ka tentuar prej disa ditësh të ndalë protestën e sotme. Sipas tij, vajza e deputetit socialist ka bërë thirrje për organizimin e një koncerti te Korpusi gjatë ditës së sotme, por studentët nuk kanë pranuar të marrin pjesë. ‘Nuk ia doli, pasi nuk e hamë sapunin për djathë’, u shpreh studenti në lidhje me këtë përpjekje për t’i ç’fokusuar.

“S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, shtoi më tej ky student.

1 Comment

  1. Te haje mut kjo e bija e pjerin legenit jo te ndaloje protesten.ushtari i vajdin lames behet sikur ka shume gjera ne dore ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu