• |
ide | kryesore

Video / FA Cup: Liverpool eliminohet nga Wolverhampton Wanderers

Sport



Liverpool ka humbur 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers dhe është eliminuar nga FA Cup. Ende pa një fitore këtë vit, skuadra e Klopp pas humbjes po 2-1 në kampionat me Manchester City, tashmë merr një tjetër rezultat negativ. Ata që kanë shënuar të parët në këtë takim kanë qenë vendësit me anë të Jimenez në minutën e 38′. Goli i barazimit të Të Kuqve ka ardhur në pjesën e dytë të lojës në minutën e 51′ me anë të Origi, por vetëm katër minuta më pas Wolves kanë dyfishuar shifrat me një super gol të Neves. Kjo është humbja e dytë për Liverpool për 2019-ën ndërkohë që sfida më e afërt është ajo në kampionat ndaj Brighton.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/WTveeZWLtNHHRcx9QxSV_07_7d09621ddf19c326dfbe06bab8d5e1f6_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *