• |
ide | kryesore

20 vjetori i luftës, Thaçi shpall 2019-ën vit të NATO-s në Kosovë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur vitin 2019-të, vit të NATO-s në Kosovë.

Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur “pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”.

“Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre” thuhet në komunikatë.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë ndaj caqeve serbe kishte filluar më 24 mars 1999 dhe kishte zgjatur gjithsej 78 ditë.



2 Comments

  1. KY NJERI BASHKE ME RAMEN VUCICIN DHE PUTIN JANE KUNDERSHTARET ME TE MEDHEJT E NATOS KETA TE TRE ME KRYEGUZHINJERIN RAMEN PO PREGATITIN PLANIN O DO RRIME NE NE PUSHTET OSE BALLKANI NE LUFTE DHE DIHET DHE PROBLEMET E EUROPES DHE SHBA-ve PASTAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *