• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan/ Këmbësori përplaset nga makina

Lajme, Të fundit



Një 80-vjeçar është përplasur për vdekje teksa ecte në këmbë nga një makinë në Elbasan. Shoferi, shtetasi me iniciale A.D, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është arrestuar menjëherë nga policia.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *