• |
ide | kryesore

Dridhet Luftëtari: Ventspils dhe 5-0 në 45 minuta nxitën hetimin e UEFA-s për trukim

F1, Sport



Pas krizës financiare të Luftëtarit qendron një hetim i UEFA-s, në lidhje me një trukim potencial të ndeshjes. Arsyeja është e thjeshtë, fondi që duhet të përfitonin gjirokastritët nga prezantimi në Europa League është bllokuar nga intitucioni që drejton futbollin europian, pikërisht pas dyshimeve dhe hetimit të lindur për këtë cështje. Bazuar në hetim, Luftëtari nuk e ka marrë shpërblimin e UEFA prej 240,000 euro, që është i ngrirë.

Nuk kanë fund problemet për gjirokastritët, që rrezikojnë në këtë mënyrë të kenë fatin e Skënderbeut, pas konfirmimit që ka mbërritur edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), se UEFA po heton të dyja ndeshjet e bluezinjve kundër Ventspils në kualifikueset e Europa League.

UEFA ka dërguar një fax në zyrat e FSHF-së për ta njoftuar në lidhje me këtë situatë, që prek drejtpërdrejt klubin gjirokastrit për dy ndeshjet me letonezët. Luftëtari humbi ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 5-0, me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë, nuk është se krijoi më pak dyshime ndeshja e kthimit në Elbasan Arena, që përfundoi me rezultatin 3-3.

Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s, që shërben për të diktuar manipulimin e ndeshjeve) ka sinjalizuar lëvizje të cuditshme bastes e për këtë arsye ka nisur procesi i hetimit, pikërisht ashtu si kishte ndodhur edhe me Skënderbeun, që prêt ende vendimin e CAS për të mësuar fatin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *