• |
ide | kryesore

Gjyqtari i Fierit kërkon lekë dhe seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës një gruaje (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.

Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit. Ky skandal të kujton atë me ish-kryetarin e Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boci, i cili u denoncua gjithashtu nga emisioni ‘Stop’ pasi i kërkoi seks shtetases Rudina Islamaj, për t’i dhënë një vendim gjyqësor në favor të saj. Shihni videot më poshtë.



7 Comments

  1. sigurisht qe dy gjyqtaret dhe sekserja duhen arrestuar menjehere, por edhe zonjes qe i eshte besuar vajza, i duhet hequr menjehere kujdestaria, pasi ajo e ka braktisur per te vajtur ne france. vajza sk pse te rrije me gjyshrit kur ka dy prinder (babain ne ratin konkret)

  2. Ketu pislliku ka kohe qe eshte bere pis. Ne loje eshte edhe psikoloqja por edhe didsa gjyqtare.
    Uluni njehere ne nje darke me gjuqtare e prokurore dhe shif se sa ke rrogen ti ata e prishin ne nje nate dhe zderhallen me pare gjaku.

  3. Pse cfare prisni Ju?
    Juriste te nomeklatures
    Te Plepave te Durrsit
    Te Kristalit te Metit
    Te Europiani Qilit
    Te Luarasit te benerve

  4. UNE THEM TA KALOJE VETINGUN . KETA QE E KALUAN NUK JANE ME PAK SE KY , PERKUNDRAZI JANE AKOMA ME TE NDYRE . DREJTESIA QE DUAM .

  5. Te tere per ne litar jane keta monstrat e -C’drejtesise-si ata qe e kaluan vetingun [ku ne te vertete ja u dha partia] si dhe keta qe kane ngelur duhen varur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *