• |
ide | kryesore

Korçë/ Babai i dehur godet me thikë të birin

Lajme, Të fundit



65-vjeçari Ylli Sulejmani, në gjendje të dehur ka goditur me thikë ditën e djeshme djalin e tij Renato Sulejmani.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Numër 5 të qytetit të Korçës. Renato Sulejmani ka mbetur i plagosur. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, mësohet prej mjekëve se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj ngjarje, i ati i Renatos, Ylli Sulejmani është ndaluar prej forcave të Policisë. Lajmi u mor vesh pasi 36-vjeçari kishte shkuar në spital i plagosur duke treguar dhe atë çfarë kishte ndodhur. Menjëherë pas kësaj, u arrestua i ati i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *