• |
ide | kryesore

Largim me çdo kusht nga Chelsea: Morata i preferuari i Sevilla e Bayern

Sport, Video



Dëshira e Alvaro Morata për tu rikthyer në Serie A mbetet vetëm një ëndërr. Të paktën për tani. Pasi po venitet mundësia për të veshur fanellën e Milan, që nuk ka ndërmend ta ndërrojë sulmuesin e Chelsea me Higuain, spanjolli po sheh përreth për të vlerësuar pistat e mundshme. Ideja është largimi nga londinezët me cdo kusht: Morata nuk ndihet mirë në Angli, edhe për shkak të përdorimit të paktë nga Maurizio Sarri që e ka salduar në pankinë për daljet e fundit sezonale.

Në orët e fundit është bërë përpara Sevilla, që pasi largoi Muriel, beson tek ish-Real. Andaluzianët duhet të gjejnë akordin me Chelsea, që dëshiron të arkëtojë: për momentin Sevilla ofron 5 milionë euro për huazimin, me të drejtën e blerjes të fiksuarnë verë për 40 milionë. Bisedimet janë në fazë të avancuar, sepse sulmuesi e ka dhënë pëlqimin e tij për këtë destinacion, një kampionat që e njeh mirë që në kohët e Real.

Vetëm se nuk duhet anashkaluar pista gjermane që të con tek Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund, gjithashtu të interesuar. Bavarezët ende e mbajnë mend cfarë spanjolli i bëri në Champions me Juventus dy vjet më parë, edhe pse më pas arritën ta përmbysin ndeshjen në shtesë 4-2. Verdhezinjtë kanë prezantuar ofertën e parë tek Chelsea disa ditë më parë, por është refuzuar. Në këtë rast duhet bindur në fakt vetë Morata, që nuk është se e preferon transferimin në tokën gjermane.

https://www.youtube.com/watch?v=RaiVk5sB9kk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *