• |
ide | kryesore

Nesër sërish protestë, studentët rikthehen te Ministria e Arsimit

Lajme, Të fundit



Studentët kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre për plotësimin e 8 kushteve nga qeveria.
Pasi protestuan sot pranë Ambasadës Amerikane, studentët paralajmërojnë edhe për ditën e nesërme protestë.

Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, studentët do të mblidhen rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit pranë fakulteteve të tyre, për të mbërritur në Orën 10:00 pranë Ministrisë së Arsimit.

Një orë e 30 minuta më vonë do të transferohen pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të shkuar më pas tek Presidenca rreth orës 12:30 minuta. Në fund, protesta do të mbyllet pranë ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Evropian.



5 Comments

  1. Studentet , nuk duhet te terhiqen. Nuk duhet te bien preh e presioneve te ndryshme. Kane gjithe popullin me vete.
    Duhet patjeter te nxjerrin nje perfaqesi, te flasin me nje ze, te kene nje koke.
    Rama eshte nje milingone para tyre.
    Kesaj rradhe , duhet ti jepet ajo qe meriton, nje arroganti, mashtresi dhe hajduti kryeminister

  2. Nese studentet , e shohin Ramen si zgjidhes i problemeve te tyre, dhe kane pritshmeri nga ky lloj kryeministri, per mua lodhen kot.

  3. Keta qe dalin tani jane LSI- sta dhe PD- ista. Opozita mundohet te mbaje lart frymen e protestave me militantet e saj. Kjo i ben me shume dem cdo lloj proteste dhe i step njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *