• |
ide | kryesore

Përgjimet e reja/ Shefi i policisë së Dhërmiut telefonon Habilajn: Më fal për shqetësimin…

Lajme, Të fundit



Në dosjen e dorëzuar tashmë në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë edhe disa përgjime telefonike.

Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me ishshefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arrestua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

PERGJIMET

Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.

Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.

Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms
nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”

Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar
nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor
për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora

Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë

Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz
poshtë te ullinjtë
Motra: Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë

PANORAMA



3 Comments

  1. Ne burg rrasini te gjithe maskarenjte.
    – Po lehin qente, thote ajo qelbesira.
    C’pune kane me qente ato. Ne burg…
    Pa le ai tjetri,… do te takohen ne Cole….
    Kush takohet ne Cole me policin duhet te denohet me burgim te perjetshem.
    Pisa, ne burg…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *