• |
ide | kryesore

“Reginaldo ti bëjë numrat aty ku i shkojnë”: Gjici ul në stol Reginaldon nga Tirana

Sport



Ardhja e Vasil Shkurtaj solli entuziazëm në kampin e Kukësit, por edhe e ngatërroi disi ambjentin, sidomos me prishjen e humorit për Reginaldon që ndjen tani rrezikun e pankinës, me ardhjen e një rivali të paguar me zhurmën e 70 mijë euro. Reagimi i mozambikasit ishte ndoshta i nxituar, duke tentuar të vendoste hierarkitë, por tani ato po i’a vendos presidenti, Safet Gjici, nga kryeqyteti, në kohën kur skuadra e Bluve po kryen fazën përgatitore në Antalia, në Turqi e ku nesër do të luajë miqësoren e parë kundër kryesuesve të kampionatit turk, Basaksehir.

I qartë në fjalët e tij presidenti i Kukësit, që duken si paralajmërim për sulmuesin ndaj të cilit rezervimi është në pankinë: “Varet si do të luajë trajneri, me një apo dy sulmues, – shpjegoi Gjici – por ajo që sme pëlqen është reagimi i Reginaldos. Konkurenca është e mirëpritur dhe asnjë lojtar nuk mund të diktojë blerjet e një klubi. Reginaldo ti bëjë numrat aty ku i shkojnë”.

Por nga mënyra si trumpetohet Shkurtaj është e dukshme se për Reginaldon, nëse Cungu nuk preferon të luajë me dy sulmues, pankina është e garantuar: “Shkurtaj ishte sulmuesi më i mirë në Superiore dhe ne e morëm për të dalë kampion. Jam i bindur se nëse bën gjysmën e dytë të sezonit me gola, ai do të kapë kombëtaren shumë shpejt”.

Gjici ka treguar edhe prapaskenën që e solli Shkurtaj në Kukës, pavarësisht se Luftëtarit iu bënë oferta më të mira financiare nga klube të tjera. “Ishte marrëveshje që u respektua. Luftëtari mori oferta më të larta, por i qendroi fjalës që kishim, duke qenë të parët që ishim interesuar për qendërsulmuesin”, përfundoi presidenti i Kukësit, që shpreson të arrijë titullin e dytë kampion në këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *