• |
ide | kryesore

Reshjet e mëdha të borës dhe ortekë, 7 viktima në Europë

Planet

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në Alpet e Evropës Qendrore gjatë fundjavës për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe rrëshqitjes së ortekëve. Rastet fatale janë shënuar në Gjermani, Austri dhe Itali.

Dy ortekë lanë të vdekur dy skitorë gjermanë në malet “Vorarlberg” të Austrisë, ndërsa një tjetër vdiq afër Salzburgut. Në rajonin e Bavarisë, në Gjermani, një person vdiq pas rrëzimit të një lisi, ndërsa një vajzë humbi jetën nga rrëshqitja e ortekut në malet “Teisenberg”.

Dy viktima tjera janë raportuar në Alpet Italiane. Ekipet e shpëtimit i gjetën trupat e tyre në lartësi mbidetare prej 2800 metrave në Alpet që shtrihen në pjesën veriore të Torinos. Autoritetet janë duke i vazhduar kërkimet për disa njerëz tjerë të zhdukur në Alpe.

Zyrtarët e kanë aktivizuar nivelin e dytë të alarmit për ortekë në pjesën austriake të Tirolit dhe në pjesën më të madhe të Alpeve Bavareze. Skitarët janë këshilluar që ta shmangin skijimin në zonat e rrezikshme, ndërsa shumë rrugë malore janë mbyllur për shkak të rrezikut nga ortekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu