• |
ide | kryesore

Temperatura të ulëta ditën e sotme, parashikohen reshje dëbore

Lajme, Të fundit



Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Në zonat malore vranësirat paraqiten më të dendura. Pasditja sjell shtim të tyre, fillimisht në zonat malore dhe gjatë natës shtrihen në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -12°C në 10°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.



1 Comment

  1. E kuptoni c’fare parashikimesh po beni…temperaturat nga -12 ne +10..?? Do bjere debore por do kete edhe diell..!!!Deti 2 balle (thuajse asgje)..Per ke po shkruani??Apo kot per te bere alarm me boren…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *