• |
ide | kryesore

Tottenham bën të vështirin: 250 milionë euro kush kërkon Eriksen

Sport



Christian Eriksen është dëshira e shumë klubeve, por Real Madrid më shumë se të gjithë, ka hedhur sytë nga mesfushori danez. Problemi është se tia marrësh lojtarin Tottenham është një mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Lajmin e ka publikuar ‘As’, që zbulon kërkesën e çmendur të anglezëve për ta lënë të lirë: 250 milionë euro.

Shumë edhe për një gjigant si Real Madrid që ka në plan të provojë më me bindje në merkaton e verës, ndërsa tani është duke u limituar të matë pulsin e lojtarit dhe klubit anglez. Sigurisht në këto shifra asgjë nuk mund të bëhet, për më tepër që merengues mund të shfrytëzojnë edhe situatën kontraktuale të mesfushorit, që mbyll detyrimet me londinezët në 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *