• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet edhe kreu i Gjykatës së Shkodrës: I përfshirë në afera korruptive

Lajme, Të fundit



Pas kreu të Gjykatës së Sarandës dhe kreu i Gjykatës së Shkodrës është shkarkuar nga komisioni i vettingut.  Trupa e komisionerëve e përbërë nga Fildes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia, morën vendim për të nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë Arben Zefin. Raporti i ILDKPKI-së, ndërkohë, thotë se ka deklarim të saktë, burime financiare të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rremë. Por në deklaratat e vettingut nuk është dhënë vlera e mjeteve të disponuara prej tij. Gjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar dhënien e shumës prej 50 mijë eurosh një shoqërie dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme prej saj.

KPK konstaton se subjekti ka deklarim të pamjaftueshëm lidhur me shoqërinë tregtare SMO. Ai ka qenë në konflikt interesi, pasi ka shqyrtuar një padi të shoqërisë SMO teksa ishte në marrëdhënie kontraktore me të. KPK ka verifikuar gjithashtu se subjekti Arben Zefi ka kontakte të papërshtatshme dhe është përfshirë në afera korruptive.

Edhe raporti i DSIK-së thotë se disponohen të dhënat ku subjekti përfshihet në korrupsion pasiv si gjyqtar në disa procese në Shkodër, si dhe ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Ai dyshohet se është përfshirë në përpjekjen e lirimit të një personi kundrejt një shume financiare. DSIK-ja vlerëson në fund se ai është i papërshtatshëm për sistemin.



3 Comments

  1. Ky me gjith gruan e ti avokate Jan te kuruptuar. Kan ken present ne nje seanc gjygjsore ku gjykatsi u shpreh duke u largu nga gjykimi se Ka konflikt interesi nga keytari gjykates shkoder me krytaren e dhomes avokatis qe mavon mora qe ishte e gruja ekrytari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *