• |
ide | kryesore

Vidal, për 18.489 euro, humbet katër prona në Torino

Sport



Arturo Vidal akoma në telashe, por këtë herë nuk bëht fjalë për futboll. Lajmi ka mbërritur nga Spanja dhe e sjell Marca, me shumë dokumente mbështetëse, sipas të cilit Gjykata e Torinos ka vendosur një akt sekuestrimi për katër pasuri të paluajtshme në kryeqendrën piemonteze, saktësisht në Moncalieri, në pronësi të mesfushorit kilen, ish-Juventus e tani tek Barcellona.

Shkaku i këtij procedimi do të ishte mungesa e përmbushjes brenda kohëve të vendosura për pagesën e një borxhi prej 18.489 euro: në 24 dhjetor, sipas asaj që bën të ditur Marca e dokumentat që zotëron e përditshmja spanjolle, lojtari ka marrë paralajmërimin e fundit për pagesën brenda 2018, përmbushje që në fakt nuk është kryer. Një neglizhencë që mund ti kushtojë Vidal humbjen e pronave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *