• |
ide | kryesore

Zemrën mund ta ketë tek Inter, por për ti marrë lojtarë… Mourinho do Icardin tek Real

Sport



Si trajner i Manchester United bëri gjithcka për ti marrë Inter kroatin Ivan Perisic. Tani, sipas asaj që shkruajnë në Angli, Mourinho kthehet në sulm për dy zikaltër, këtë herë si trajneri i mundshëm i Real Madrid. Cështje kohe, thonë në ishull, por kohën portugezi kërkon ta ketë përpara, ndaj po mendon në avancë për merkaton.

Merengues janë në vështirësi, Liga është dominuar nga Barcellona, dhomat e zhveshjes janë përcarë: me pak fjalë një skuadër për tu riformatuar. Presidenti Florentino Perez, dihet, dëshiron të kthejë në pankinë Josè Mourinho, që vetëm pak ditë më parë refuzoi thirrjen e Benfica.

Special One kërkon një detyrë tepër të rëndësishme për tu rinisur pas shkarkimit nga Manchester United dhe Madrid është vendi i duhur: dëshirën e tij ia ka bërë të qartë Perez, duke shtuar se nuk e ka problem të hyjë në sezon e sipër. Por për ta bërë ka kërkuar garanci precize: nëse jo menjëherë, për sezonin e ardhshëm dëshiron me vete Icardi e Skriniar, qendërsulmuesin dhe qendërmbrojtësin mbi të cilët do të ndërtojë Realin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *