• |
ide | kryesore

Bora zbardh Shqipërinë, shikoni pamjet nga i gjithë vendi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Bora e rënë mbrëmjen e kaluar ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibrën, Shkodrën si dhe qytete të tjera të vendit. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.

Në qytetin e Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm. Qarkullimi i makinave në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara. Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët inerurbane të Korçës. Në aksin Korçë-Pogradec situata paraqitet më e vështirë dhe qytetarët ankohen se nuk ka ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.







4 Comments

  1. O lapsi,al, a ju vjen turp mo??? Ne 6 video qe keni nxjerre 4 jane ne qytetin e Shkodres.
    Ore late nam.
    Dhe titulli i lajmit eshte “Bora zbardh Shqipërinë, shikoni pamjet nga i gjithë vendi (VIDEO)”
    Jeni e vetmja faqe qe lexoj lajme, po nganjehere ia fusni kaq kot. Tani po me beni te dyshoj shume ne lajmet tuaja.
    Per fat jam nga Shkodra.
    Suksese ne jete!!!

      1. Ti djali mos u merr me dialektin tim. Une thashe jam nga Shkodra por nuk jam injorant. Di te shkruaj shqip paster dhe bukur. Hall me ju lalucet, edhe te dish shqip, edhe te mos dish, prape nuk ju mbyllet goja.
        Rri ta marrsha n’pun tande, shaji vendit. (shko perktheje tesh kyt)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *