• |
ide | kryesore

Carabao Cup/ Burton Albion nuk lejon golin e 10: Manchester City prek finalen pa pritur kthimin

Sport, Video



Finalja e Carabao Cup është protokolluar që në ndeshjen e parë nga Manchester City, madje që në fund të pjesës së parë kur u kuptua se për Burton Albionin shanset ishin zero dhe goleada ishte e pashmangshme. Katër gola të Gabriel Jesus, asnjë gol i pësuar nga portieri i kombëtares së Kosovës Muric dhe rikthimi tek goli i Kevin De Bruyne i dhanë një mbrëmje qetësuese Pep Guardiola dhe Citizens

Përfundon 9-0 në Etihad Stadium dhe praktikisht ndeshja e kthimit është një formalitet ku të gjithë palët në lojë e kanë të sikletshme të marrin pjesë. Edhe me gjysmën e titullarëve pushim, City ishte vite dritë larg kundërshtarëve nga Divizioni i tretë në Angli, për nga kualiteti.

Guardiola i gëzohet formës së të rikthyerit nga dëmtimi, Kevin de Bruyne, që shkoi në gol pas vetëm 5 minutash, ndërsa më pas në katedër u ngjit Gabriel Jesus, autor i katër golave. Tek City është garë kush të shënojë, sepse edhe dy mbrojtësit e krahëve, Ëalker dhe Zinchenkon vënë firmën e tyre, përpara se Foden të shënonte në topin e parë të prekur në fushë. Kënaqësi edhe për Mahrez, që shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 83-të.

Me këtë rezultat historia është e vendosur në finale të Carabao Cup është Manchester City, edhe sikur Guardiola të vendosë të luajë me moshat.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/JRSKD9iUDMbk6C7eD68r_09_eee6f43512214531dec35d3e96ce7053_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *