• |
ide | kryesore

FOTO/ Dështon Var, Sarri e bën moviolën me pc para gazetarëve: Kane në pozicion jashtë loje

F1, Sport



Në Angli duhet ende të krijojnë konfidencë me Video assitent referee (VAR), sepse gabimet vazhdojnë të ndodhin e këtë herë e ka vuajtur Chelsea i Maurizio Sarri, në derbin londinez kundër Tottenham për Carabao Cup. Teknologjia ndërhyri për ti dhënë penalltinë Spurs për faullin e Kepa ndaj Kane, por nuk ka vërejtur pozicionin e parregullt të sulmuesit të kombëtares angleze në nisjen e aksionit.

Ndoshta faji I telekameras të vendosur keq, por për ta hedhur poshtë, ose më saktë për ti konfirmuar dështimin VAR ka menduar tekniku italian, që është prezantuar para gazetarëve me pc në dorë, me imazhin të ndaluar në kohën e duhur. Kane, në fakt, me gjysmën e trupit ishte përtej linjës së mbrojtësve të Chelsea dhe penalltia nuk duhej akorduar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *