• |
ide | kryesore

Inter e Icardi drejt fundit: gjobë maksimale nga klubi, ndërsa Wanda kërcënon me rinovimin

Sport



Qendrimi i Mauro Icardit tek Inter dukej të ishte vetëm çështje detajesh, por situata është përkeqësuar dhe palët janë gjithnjë e më larg. Wanda Nara është rikthyer në Milano nga Argjentina, ku ka kaluar pushimet me qendërsulmuesin zikaltër e menjëherë ka postuar në profilin e saj në Instagram një frazë të Charles Bukoëski: “Zakonisht pranoj pa probleme fjalët e të gjithëve dhe pa probleme i anashkaloj”. Citim që vjen në një periudhë kur emri i saj dhe ai i Icardi është përmendur shpesh: ekspozim mediatik që ka irrituar disa herë Inter në javët e fundit.

Nuk shërbeu për të qetësuar shpirtrat fluturimi i anulluar nga Buenos Aires, sidomos kur më parë Tyc Sports, tv argjentinas, ka hedhur dyshimet tek thyerja e bisedimeve për rinovimin. Vetë agjentja e lojtarit Wanda, ka shpjeguar për As: “Ka shumë klube të rëndësishme të interesuar për Mauro e jemi larg për të arritur një akord me Inter. Shifrat për të cilat flitet nuk janë të vërteta e nuk kemi marrë ende një propozim të kënaqshëm nga klubi. Nuk e mohojmë që mund të arrihet një akord, pòr jemi larg. Nuk ka kuptim të rinovohet për të njëjtën shifër që Mauro fiton aktualisht”.

Kontrata e Icardi përfundon në 2021: Wanda kërkon një pagesë prej 8 milionë, Inter është gati të arsyetojë për 7 milionë përfshirë bonuset. Për tu diskutuar është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës prej110 milionë, që Inter kërkon ta eleminojë nga akordi i ri deri në 2023, por për momentin llogoret janë të ndara, përkeqësuar ndoshta edhe nga reagim i hekurt i klubit me gjobën maksimale për Icardi: 100 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *