• |
ide | kryesore

Inter, pas mungesës së Icardi nuk ka një problem merkato…por fluturimi

Sport



Duhej të ishte prezent në seancën stërvitore të mëngjesit, por mbërritja e kapitenit Mauro Icardi në dispozicion të Inter duhet të shtyhet. Duke parë ngërcin e bisedimeve për rinovimin e kontratës së tij me klubin milanez dhe zërat për një thirrje nga Real Madrid, situata mund të duket e tensionuar, por sipas asaj që bëjnë të ditur nga Inter gjërat janë ndryshe.

Sulmuesi argjentinas ka patur një episode të pafat në kthimin e tij nga Argjentina. Anullimi i një fluturimi ka detyruar Maurito të vonohet për kthimin e tij në Milano. Kështu, nuk ka stërvitje përpara ndeshjes së Kupës së Italisë me Benevento për kapitenin, që duhet të bashkohet me grupin në Appiano Gentile së shpejti.

Për sa i takon lojtarëve të tjerë zikaltër, janë kthyer të gjithë nën urdhërat e teknikut Luciano Spalletti, i fundit ishte Lautaro Martinez një ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *