• |
ide | kryesore

Lajm eksploziv nga Spanja: “Perez ka zgjedhur Allegri për Real Madrid”

Sport



Nga Spanja ka ardhur një lajm i jashtëzakonshëm që mund të trondisë merkaton, me efekt domino, gjithnjë nëse ndodh. Sipas “El Chiringuito Tv”, program shumë pranë cështjeve që kanë të bëjnë me Real Madrid, Massimiliano Allegri është zgjedhur nga Florentino Perez për pankinën e blancos për sezonin e ardhshëm. Pas refuzimit të marrë në verë nga tekniku bardhezi, kreu i merengues është gati për një tjetër sulm.

Real nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Allegri dhe ky nuk është lajm i mirë për Juventus. Janë të bindur në Spanjë që bazohen në një qartësi: Max i pëlqen shumë presidentit të Real. “Është Allegri trajneri që Perez kërkon në Madrid për verën e ardhshme – ka shpjeguar Eduardo Inda, duke dhënë lajmin më të rëndësishëm të merkatos – . Eshtë një trajner që e ka kërkuar personalisht verën e kaluar dhe që atëherë nuk e ka hequr nga mendja”.

Deklarata që vetëm sa konfirmojnë ato që kishte përmendur më parë edhe “Ok Diario”, sipas të cilëve Real kishte hequr dorë nga Pochettino, duke e konsideruar të paarritshëm, për të nisur sulmin mbi Allegri, të cilin e konsideron në majë të karrierës, pas shumë suksesesh në pankinën e Juventus.

Në skadencë në 2020 me bardhezinjtë, Allegri këtë vit do të synojë përsëri Champions me CR7 e nëse do ta arrinte objektivin e madh mund të vendoste ti jepte fund karrierës në Torino me dhuratën e duhur e me biletën fituese për të shkuar në Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *