• |
ide | kryesore

Studentët mblidhen te ekonomiku, ndërhyn policia (FOTO)

Lajme, Të fundit



Në ambientet e fakulteteve vazhdojnë diskutimet në lidhje me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj. Por studentët thonë se policia e shtetit pa asnjë leje dhe mandat ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Forcat e rendit kanë kërkuar informacion se për sa kohë studentët do të rrinë në fakultet. Sipas studentëve në asnjë rregullore nuk përcaktohet orari i qëndrimit të studentit në fakultet.

“A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor? A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?” – thuhet në reagimin e studentëve. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Vetem ne vende me regjim diktatorial uniformat mund te futet ne ambientet universitare. Bie qeveria ne ndonje nga vendet e ballkanit nese ndodh dicka e tille, e jo me ne perendim qe as çohet ne mend. Auditoret jane te studenteve dhe mund te qendrojne dhe 24 ore brenda tyre.

  2. Fakultetet jane abiente publike nuk ka nevoje per mandat ne insitucione publike, mandat kerkohet ne ambient privat,studentet po dhunojne nje insitucion publik dhe si te tille duhet te lirohet per studentet e tjere qe kerkojne te vijojne mesimin sepse po paguajne vitin akademik dhe nuk po vijojne mesimin per familjet eshte shpenzim, kush deshiron te vijoje bojkotin le te vijoje por jo te pengoje me dhune te tjeret, ky veprim eshte i denushem nga opinioni, cdo student ka planet e veta studimore dhe nuk ka te drejte askush tia prishe ato me veprime arbitrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *