• |
ide | kryesore

Prapaskenat e merkatos: nga Spanja thonë se Higuain ka pranuar ofertën e Chelsea

Sport



Në fund, pavarësisht cdo deklarimi apo ambicje, Gonzalo Higuain e Maurizio Sarri do të kthehen të punojnë së bashku, ashtu si kishin shpresuar gjithnjë. Duke filluar nga janari. Të paktën kjo është ajo që shkruan “Marca”. Në Spanjë, në fakt, e japin të sigurtë kalimin e Pipita tek Chelsea në këtë dritare merkato. Sulmuesi argjentinas i ka thënë “po” propozimit të Blues, që janë dorëzuar kështu ndaj kërkesës konstante të trajnerit të tyre, i vendosur të ketë në dispozicion sulmuesin e “tij” të preferuar.

Ardhja e Higuian, sigurisht do të nxjerrë jashtë Alvaro Morata, gjithnjë e më i përjashtuar nga projekti Chelsea e gati të kthehet në Liga, këtë herë me fanellën e Sevilla. Kalimi i Gonzalos në Premier League ka edhe mirëkuptimin e Juventus, që zotëron kartonin e lojtarit, që do të inkasonte menjëherë shumën e parashikuar nga e drejta e blerjes (36 milionë euro, edhe pse me këtë devijim mund të shkohet në 40), që Milan nuk duket se ka ndërmend ta aktivizojë.

Nëse do të jetë si thotë Marca, në fund të gjithë do të jenë të gëzuar: Sarri do të kishte sulmuesin e tij, Juventus paratë e kërkuara dhe Milan do të lirohej nga një peshë e madhe ekonomike.

Në realitet, në Milanello nuk janë shumë të bindur për ta larguar lojtarin në këtë moment. E para sepse duhet zëvendësuar e nuk është e lehtë. Vetëm nëse në operacion nuk futet Morata, që do të kurorëzonte ëndërrën e tij për tu kthyer në Itali. Alternativa, më e komplikuar, është Piatek, por ta bindësh Preziosi e Genoa…më mirë të shpresosh tek Morata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *