• |
ide | kryesore

Rama për bojkotin e universiteteve: Mund të shtyhet mësimi në verë

Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në ‘Twitter’, Edi Rama deklaroi se pengmarrësit e protestës studentore, duke iu referuar partive opozitare dhe Lëvizjes për Universitetin, po pengojnë studentët për të shkuar në mësim. Sipas Ramës, kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë.

Rama shkroi se deri në 3 të mëngjesit ka marrë qindra mesazhe nga studentë në lidhje me pretendimet për Vendimet e Këshillit të Ministrave për kërkesave të tyre. Rama u sugjeron studentëve që të kontrollojnë në adresën e Qendrës së Botimeve Zyrtare për të parë VKM-të në fjalë.

“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë ëhatsapin?Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë?Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare?Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë?. E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave?. Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua?,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim?Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë☹️”, shkruan Rama.

Dwdujaxxgaaqyml



2 Comments

  1. Mundohesh te behesh cinik mes rreshtave, ben dhe presion, por nuk je ne pozita te sillesh ne kete menyre. Je i perlyer ne hajduteri, nuk po qeveris, fjale fjale dhe vetem fjale, propogande boshe. Njerezit nuk ushqehen me llafe z, Rama. Deshtove me sukses, u tregove i vogel, nuk dole ne lartesine e pozicionit qe tu besua.
    Mblodhe gjithe llumin rreth vetes, se je vet kryellum.

  2. Po per shtyrjen e mesimit nga ky varet mo.!! Po per keta ndryshim kopetencash dhe ligjesh po flitet,Kryeminister do ishe shum me i dashur per te gjith nese ti do thoje une se marr persiper kete fature te pamundur kush deshiron ti plotesoje le te bejme zgjedhje dhe nese i fitoj une do te thote qe ke te drejte dhe keta kerkesa nuk plotesohen per 1000 mije arsye dhe e fiton te dtejten e vendimeve te KM .Me duket e keni hilen brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *