• |
ide | kryesore

Rritet numri i aplikimeve për pasaportë e kartë identiteti, mungesë kuponash në postë

Lajme, Të fundit



Rriten aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti gjatë muajit janar.

Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, për Monitor, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponave për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit.

Portali  e-albania  ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave,  shfletimin e shërbimeve, aplikimet e përfunduara, të cilat  janë të aksesueshme dhe të përdorshme nga çdo vizitor apo përdorues iregjistruar i tij, duke  ofruar një panoramë  më  të  mirë të  raportit  shërbim elektronik – aplikim – përdorues.

Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, çka thekson një përdorim të lartë gjatë muajit të fundit të vitit.

 

 



3 Comments

  1. Oju shkerdhevsha ropt do i vini prape ne radhe shqiptaret duke mos pasur kuponat e kartave dhe pashaportave qe te dynden sa andej ketej.Po pse nuk plotesoni kerkesat e kuponave per 1.4 milion qytetaret pastaj te jepnit njoftimin per te aplikuar.?

  2. Eshte e turpshme dhe e pa moralshme te rrisni tarifat e kuponit te Pasaportave me 50 % dhe K. ID me 25 %.

    Pra Pasaporta behet nga 5000 leke ne 7500 leke dhe karta ID . NGA 1200 leke ne 1500 leke. A jeni ne metro mer Pushtetare pa dinjitet e pa piken e moralit ? Apo Ekonomia po lulezon ka rritje drastike ekonomike e rritje fantastike rrogash. Si tia beje nje familje ponetoresh Burre e grua e me 4 femije akoma neper shkolla e te pa pune
    qe per tu paisur me keto dok. u duhet 56.000 leke te reja. Lere qe Lali po na ngre edhe taksat e Banesave turp turp turp……………………………….. Jeni shkeputur nga problemet e Popullit,por mos harroni pasojat do jene te renda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *