• |
ide | kryesore

Sekretet e lidhjes së Kim dhe Kanye West

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West janë shpesh në faqet e para të portaleve, por shumë rrallë për skandale në martesën e tyre. Nëse shohim pak me kujdes, e gjithë mënyra se si ata e trajtojnë marrëdhënien e tyre na mëson këto gjëra, që janë themelore për një lidhje të shëndetshme.

Çfarë është e jotja dhe të përket, do të kthehet gjithnjë tek ty
Ata filluan të dalin në vitin 2012, por janë takuar që në vitin 2002. Dhe pse interesimi për të pyetur për njëri-tjetrin lindi që në fillim, në këto 10 vjet secili vazhdoi jetën e tij. Kim kaloi shumë ndarje, martesa, divorc; Kanye po njësoj me lidhjet e tij me vajzat e showbizz-it. Por çfarë dhe kush të përket ty, do të kthehet gjithnjë. Dhe kështu ata filluan të dilnin në 2012, për të nisur një lidhje shumë të gjatë e të lumtur.

E shkuara e dikujt mund të tregojë shumë, por nuk duhet të ndikojë në lidhjen aktuale.
Hmm, të gjithë e dimë për videon e famshme të seksit të Kim Kardashian. Nëse Kanye do ta kishte gjykuar që në fillim e nuk do kishte tentuar ta njihte, nuk do të kishim romancën e bukur të ditëve të sotme. Njerëzit duan gjëra të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, dhe e rëndësishme është mënyra se si të dy personat përpiqen për të ndërtuar atë që ata duan bashkë.

Jo domosdoshmërisht duhet të jesh dakord për çdo gjë me partnerin, që lidhja të funksionojë. Por…
Kim është shprehur shpesh se ka bindje politike dhe shoqërore të ndryshme nga Kanye. Shpesh nervozohet me postimet dhe deklaratat e tij, por publikisht ajo asnjëherë nuk e shfaq këtë. Ata flasin dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për çdo kundërshti, por në syrin publik janë gjithnjë në krah të njëri-tjetrit. Pra, bashkë kundër botës dhe kritikat vetëm në privatësi.

Askush nuk ngatërrohet dhe sulmon partnerin tënd, përndryshe do merret dhe me ty.
E keni parasysh konfliktin e madh mes Taylor Swift dhe Kanye West? Epo ishte Kim ajo që bëri zhurmë në Twitter, ajo që kishte bisedat, ajo që në çdo hap i qëndroi pranë bashkëshortit. Epo, më thoni a nuk është kjo #relationshipgoals?

Investimet e vlerave të mëdha nuk janë asgjë pa një prekje ekstra personale
Sigurisht që në një marrëdhënie duhet të investosh, aq më tepër kur je Kim dhe Kanye. Por e bukura qëndron pikërisht te prekja personale dedikuar njeriut të zemrës. Një shtëpi? Sigurohu të ketë brenda detajet që ajo është shprehur se gjithnjë do. Një varëse? Sigurohu të jetë me gurin e saj të preferuar. Dhe në çdo tufë të madhe lulesh, mos harro të lësh një dedikim.

Pikërisht atëherë kur thashethemet dhe “sulmet” janë më të mëdha, posto thjesht një foto të lumtur me të.
Në momentin që sheh një foto si kjo e mëposhtmja, është e qartë lumturia e tyre. Madje dhe ti bëhesh e lumtur (pasi je trishtuar se nuk po gjen Kim/Kanyen tënd). Asnjë përgjigje nuk është më e mirë për njerëzit që nuk ju pëlqejnë, sesa të vazhdoni të jetoni kiminë me njëri-tjetrin.

Kur jeni larg njëri-tjetrit, Kim ju rikujton t’i tregoni se po mendoni për të duke i dërguar foto që janë vetëm për të.
Është shumë e këndshme që ai të shohë të gjitha pushimet e tua në Instagram, ndërkohë që është i zënë me punë. Por akoma më të lumtur do ta bënin disa foto ekskluzivisht për të, që distancën duket se e afrojnë. “That’s my girl” me një buzëqeshje do të jetë reagimi, jua sigurojmë.

Kanye e “ndoqi” për shumë kohë…
Atëherë vajza, ai që ju do, e tregon atë nëpërmjet përpjekjeve. Njerëzit që presin që gjithçka t’ua servirësh gati, nuk e kuptojnë rëndësinë e të qenit në jetën tuaj dhe rrjedhimisht, nuk meritojnë të jenë aty. Dhe kur ta meritojnë? Sigurohuni ta shijojnë më së miri çmimin.

Mbështesni qëllimet e njëri-tjetrit, ndërkohë që jetoni dhe jetën tuaj.
Nuk është e thënë që në momentin që angazhohesh në një marrëdhënie, e gjitha jeta juaj t’i dedikohet asaj. Në fakt, është e gabuar. Jetoni dhe punoni për dëshirat tuaja, ndërkohë që mbështesni partnerin tuaj. Kim ka një biznes të suksesshëm në atë që pëlqen, e njëkohësisht shoqëron Kanye-n në koncertet e tij. Kanye mirëkupton dhe faktin që gruaja e tij shpesh do të postojë dhe foto duke vënë në pah format e saj, sepse fundja çdokush do ta bënte po të ishte Kim Kardashian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *