• |
ide | kryesore

Studentët zgjedhin ambientet e fakulteteve për të vijuar protestën

Lajme, Të fundit



Deri më tani, studentët kanë protestuar përpara shumë institucioneve duke kërkuar realizimin e 8 kërkesave bazike të tyre. Protestat kanë nisur në ministrinë e Arsimit, Kryeministri, madje dhe përballë Ambasadës Amerikane siç ndodhi dje.

Mjedisi i rradhës ku është zhvendosur protesta e studentëve është fakulteti. Ata do të qëndrojnë brenda tij, por pa kryer mësim.

Studentët kanë vendosur të diskutojnë së bashku për filma, dokumentarë, libra deri në momentin e plotësimit të kërkesave nga kryeministri. Ky vendim i tyre ka ardhur pasi shumica votoi për këtë, por ata nuk dinë se sa mund të vijojnë duke bërë këtë gjë. Studentët e shohin këtë si një formë më të madhe presioni ndaj qeverisë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *