• |
ide | kryesore

Video/ Mbappé pa limite, ftesa për një tifoze është brilante: “Nuk jam i fejuar, nëse do…”

Sport, Video



Djali i artë i Paris Saint-Germain, i sapokurorëzuar Kampion Bote me Francën, është bërë protagonist i një inisiative interesante të klubit parisien me tifozët e tyre. Në shoqërinë e Neymar, francezi i ri i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve, disa nga të cilët ishin intriguese.

Kylian Mbappé e ka zemrën e lirë dhe këtë e ka zbuluar vetë sulmuesi. Mes shumë pyetjesh që kanë mbërritur për dyshen e sulmit të PSG, në fakt, ka edhe ato për jetën e tij personale. “Je i fejuar? Është dikush në jetën tënde?”, kjo pyetje e bërë nga një tifozë simpatike ka marrë edhe përgjigjen e sulmuesit, shoqëruar me një ftesë speciale: “Jo, nuk është askush në jetën time tani. Nëse dëshiron mund të pijmë një kafe bashkë, di shumë vende në Paris”.

Nuk është më i turpshëm asi brazilian. Në fakt edhe për O’Ney erdhi një kërkesë e vecantë. Dy tifoze nga Brazili i kanë kërkuar ti kushtojë një kërcim dhe Neymar nuk hezitoi të shfaqej një balerin i vërtetë. E gjitha e shoqëruar me të qeshura si dëshmon video e postuar nga vetë shoqëria parisiene në kanalet zyrtare.

https://youtu.be/Pc69dG7J44k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *