• |
ide | kryesore

60 vjetorin e Maurizio Sarri nuk e harron….Napoli

Sport



Pavarësisht cfarë ndodhi në fund, mënyrës si u ndanë gjërat, Napoli nuk e ka harruar Maurizio Sarri. E në ditën e 60 vjetorit, klubi i De Laurentiis i bëri urimet teknikut që në tre sezone në pankinën napoletane, përpara transferimit tek Chelsea, e udhëhoqi skuadrën drejt dy vendeve të dyta, pas Juventus e një vendi të tretë, ku të dytin e mori Roma. Urimet nga Napoli në këtë pikë ishin të drejta të mbërrinin dhe klubi nuk zhgënjen, duke kujtuar në radhë të parë idenë e lojës që përcolli Sarri e që u admirua nga e gjithë Europa.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *