• |
ide | kryesore

Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

1, Ide



Argumentimi që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakës si ministër i Jashtëm, ka nxjerrë edhe njëherë në pah shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish numri dy i diplomacisë për gjysëm viti, ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me çertifikatën e sigurisë.

Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësimin prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshme për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimplikimin e tij me shërbimet e huaja sekrete.

Lexo më tej:

Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë

Ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte “djalin e lexuar”, të pilotuar nga Prishtina.

Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakën si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati “harruar” ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucionin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë çertifikatën e sigurisë.

Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigojë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në… 4 janar.

Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.

Kjo histori që i përngjan fiks tenderave me letra fallco dhe milionave që shpërndahen me urdhër të kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion, nxjerr në pah dy anë të errëta.

Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhërave të tij.

Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalitetin e “djalit të lexuar” nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshme, si mish për top.

Çdokush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë Rama qenka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten, ta lëvizin si gur shahu? Çfarë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar ta konsiderojë veten, të përtypë kokulur, fillimisht kryerjen e aktivitetit pa çertifikatë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?

Edi Rama: Refuzimi i Ilir Metës është i turpshëm

Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.

Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësinë e verbër ndaj padronit.

Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi- Rama për coptimin e Kosovës (të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë (që duhet kaluar nga presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacisë.

Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakën, është po aq sa dinjitoz edhe historik.

©Lapsi.al

Baton Haxhiu i shkruan Ilir Metës: Refuzimi, një gabim historik



22 Comments

  1. Z. Ditmir Bushati po te jete njeri me integritet nuk duhet te pranoje vete-doreheqjen. Me kete veprim i ben pune vendit dhe vetes. Eshte e sigurte se hienat dhe cakejte do te levizin gjithe guret. Se ju deshtoi plani.

  2. Ore dakort: une zot,ti zot/po gomarin kush e kullot.Cdo behet,do rrime me zv/min ,do rrime me vendimin e Metes apo lufte civile Presidence-Kryeministri.Ketu del dhe shprehja e famshme “shqiptaret jane shtet jo formues” .Sulltan Bajaziti dhe konti Pano afersisht thone qe jepja lirine shqiptarit ,por ai nuk e do dhe nuk e di,rrife shqiptarin dhe ai do lirine dhe shtetin.Do hyjme ne halete e BE.Po vjen e koha e merhumit.

    1. Punë e zgjidhur për ca si ti !
      Meqë nuk ju pëlqekërkan “haletë” e Europës se jeni mësuar në haletë “alla turka”, shkoni në Turqi sëbashku me Erdoganin tuaj shqiptar.

  3. Osht e sigurt se kur amerikoni ene rusi do diskutojn per kufijt e kosoves do ju pysin juve komentusve ene politikont shqyptar.Rrini t gjith gati ene t ngref se per krejt ju po e rru hajdarmalluten amerikoni ene rusi. kaja nonen ,sa t squt jeni .

  4. Me studentet nuk u bo ndonje gjo e madhe dhe Moniqa perdori burrin president,Nuk e duam Ramen,por duket qe ai do te fitoje perseri dhe akoma me shume.

  5. A te kujtohet o Bushat kur beje thirrje te votonim Edi Ramen me arsyen e vetme raciste se Sali Berisha kishte zbritur ne Tirane me valixhe druri?
    Mbaje Edin tani se e ke fix…

  6. Bushatin e largoi intervista me Ardi Krasten ku u duk me i pavarur se ceshte ne gjendje te toleroje psikopatia dhe sedra e drogaxhiut.

  7. Mungesa e certifikates DSIK është një e metë serioze jam dakort. Por pastaj për muhabetet shumë I ri (Meta dhe LSI e propagandojnë me të madhe futjen e rinisë në politike, por I bie vetëm të atyre të rinjve që janë me vulë LSI, për të mos fol që Meta në këtë moshë u bë kryeminister) apo shumë Kosovar më duken gjëra banale. Edhe teoria se ka propaganduar ndarjen e Kosovës nuk qëndron, në intervistën me Haxhiun përgjgija e tij kur u pyet ishte se projekti është shumë I paqartë, ka folklorizëm shumë të theksuar dhe nuk ishte serioz. Dhe listonte një sere shkaqesh si copëzimi I dukshëm dhe johomogjeniteti I zonave që duhej të ndaheshin. Shkurt nuk e refuzoi në mënyrë të qartë por la të kuptohej se ishte një project pak I ngjashëm që të ndodhte.

  8. Rama ka eksperimentuar me mosha te reja ka deshtuar dhe nuk ka nxjerre mesime psh. Briseida, Spiropali etc. Sa per diskutimin ne lidhje me te rinjte me poste, ku jepet dhe shembulli i Ilir Metes dhe Majkos ka dy gjera. Per keta individe nje mundesi e tille eshte nje eksperience e cmaur por kjo ne kurriz te mbarvajtjes se puneve te nje shteti. Nuk kemi ne mbi 15 vjet qe po enderrojme te bejme ca hapa para nga ku kemi qene me Meten, Majkon e te tjere. Gjykates 25 vjecre dhe ministra nen 30 eshte nje experience Made in Albania. Jashte ku do te shohesh postet te rendesishme okupohen nga burra per mos then pleq. Kontradiktore eshte dhe kembengulja e Edit per mos te experimentuar me modele te reja qe nuk i gjen te aplikuara gjetke neper Evrope. Ne fakt ai po ben te kunderten e kesaj.

  9. Jo vetëm fallso , por edhe pa sens, pasi ky na qënka 1000 herë më i zgjuar se Meta, sipas Krimi- nistrit tonë, sa herë më i zgjuar se “I gjati’ , i bie të jetë. Dhe po qe kështu, duhet që Naltgjatësia e tij t’i lirojë vendin. Sa për leximin e librave, përgjigjen e mori nga Z. Arben Malaj, i cili i thotë Narcistit malinj se njoh njërin që shet libra në rrugë që lexon shumë bash si puna e ministrit të jashtëm kandidat, por nuk ma mbush mendjen se bën për ministër. O Tempora , o Mores! Quo vadis Albanistan? Hajgare dhe Abakadabra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *