• |
ide | kryesore

ARRSH: Borë edhe në Tiranë gjatë natës, në disa akse qarkullohet me zinxhirë

Lajme, Të fundit



Gjatë natës në Tiranë temperaturat kanë qenë të ulëta, si dhe ka patur reshje dëbore. Kontraktorët kanë punuar për pastrimin e saj dhe shpërndarjen e kripës, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Kruje – Sarisalltik
– Lunik – Stebleve
Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mëngjesit, për përdoruesit e rrugës rekomandohet që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *