• |
ide | kryesore

Arsenal përshëndet Ramsey, Emery pranon largimin: “Respektoj vendimin e tij”

Sport



Është cështje e kryer transferimi i Aaron Ramsey tek Juventus. Uellsiani të dielën do të kryejë vizitat mjekësore përpara firmës në kontratë që do të bëhet pas Superkupës. Cështja është më shumë se e konfirmuar, sepse edhe tekniku i Arsenal, Unai Emery, indirekt ka pranuar largimin e mesfushorit gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Premier kundër West Ham: “Respektojmë shumë vendimin e tij – tha tekniku -, por nuk mund të shtoj më shumë”.

Tekniku i Gunners shpjegoi: “Flas me të cdo ditë sepse kemi nevojë për përfaqësimet e tij. Në ndeshjen e fundit isha shumë i lumtur për atë që tregoi, e pyeta në ndeshjen e fundit në Blackpool nëse ishte ok për të luajtur e më tha: ‘Po trajner, dua të luaj’. E luajti shumë mirë dhe me impenjim. E ardhmja e tij i përket atij, familjes së tij dhe agjentit të tij. Për tani është këtu, punon mirë dhe është i përqendruar për West Ham të shtunën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *