• |
ide | kryesore

Baton Haxhiu i shkruan Ilir Metës: Refuzimi, një gabim historik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për laspi.al se i kishte dërguar një mesazh të gjatë presidentit Ilir Meta, ku i kërkonte dekretimin sa më parë të Gent Cakajt në detyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Ky tekst i Haxhiut ishte shkruar përpara se presidenti të shpallte vendimin e tij dhe mesa duket nuk ka ndikur në refuzimin që Ilir Meta i bëri kandidaturës së Cakajt.

Pas këtij refuzimi, Baton Haxhiu tha për lapsi.al se e konsideronte aktin e presidentit Meta, një veprim ta padenjë dhe antihistorik.

Më poshtë edhe teksti i plotë që Haxhiu i kishte dërguar presidentit Meta, pak kohë më parë se ai të shpallte refuzimin e tij.

“Përshëndetje Ilir,

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitjet publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disavjeçar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.

Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mban ende peshën e rëndë të dijes dhe trajtën e kujdesit njerëzor.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Ai thjesht është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njëjtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri, të cilin mban mbi tryezë, për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngrihesh përmbi politikat ditore, interesat e ngushta dhe logjikën feudale ku është mbërthyer Shqipëria dhe Kosova, unë, miqësisht, të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.



32 Comments

  1. Kush jeni Ju z. Baton , qe flisni me kaq kompetence per Presidentin ?
    Me c’fare statusi flisini(shkruani) ?
    Po ne te tjereve shqiptare, (kudoqofshim) te dukemi kot?
    Ai mund te jete djale i mire, dhe qe lexon,
    Por per minister te jashtem duhet BYTHE

  2. Letrat derguar Presidentit te Shqiperise fillojne te pakten me fjalen Z. President.

    Ky edhe ne fund te letres i drejtohet me Ti.

    1. paragjykimi dhe nenshtrimi qe ne te vertet mbulojne friken menefregizmin dhe pertacine, eshte arme e forte e socialisteve, ka qene pothuajse gjithmone, sidomos tek ne.

      1. Nuk e di per ke flet ti , por kushqoqofte ai(pak rendesi se eshte Meta apo Rama) eshte presidenti i vendit tim dhe kur kerkoj respekt per te kerkoj respekt per vendin tim dhe te gjithe ne…ndryshe behemi si kembet e dhise..

  3. ore shqipetare kush eshte ky batoni spiuni i serbeve qe don dhe presidentit ti jaje urdher me detyrim qe te miratoje kete minister vegel. l e sorosit apo i ka ikur tepeleku i kokes : baton po te jap nje mesim behu nje here i arsyeshem

  4. Ahaha, ju dogji ketyre bythlepiresve te Beogradit!

    Sa per Kosoven, ka profesioniste sa te duash per Min. Jashtme te Shqiperise. Edhe patriote te vertete. Mjafton qe udheheqesi yne shpirteror te bente nje kerkese serioze.

    Me pak fjale, Baton djali & Co. mos hani kot m*!

  5. VETM NJE PYETJE KAM PER TI HAXHICOVIQ DO E COPTONI APO JO KOSOVEN TI ME SHPUREN TENDE AMAN JEPE NJE PERGJIGJE NE CDO NJE MEDIA .

  6. Kush je ti mor njeri qe ngre zerin se njehere po njehere te vetme ne kete vend nuk u be sic urdherove zotrote ,bej i miellit Serb dhe jo vetem

  7. O baton te qifte aqif kapertoni ishalla se per Ali gerrneten je shum plak dhe flet sikur je babai i kombit or koke mushmulle

  8. Ik o kelysh sorosian mos na çaj trapin dhe mos kerceno se nuk ia ndjen ilir metes.megjithe korrupsionin e madh qe ka bere ska te krahasuar me ramen,eshte 100 here me i pergjegjshem se ky hajvan qe e di shtetin sikur eshte kopshti i shtepise se tij e mund te beje cte doje.bravo ilir meta.vetem ky burre i vjen hakut edi qenit.

  9. Kur ishte Aldo Bumci( nje idiot i lindur) minister i jashtem,nuk ka per te ngele mushke pa e bere ate detyre.Meta na flet sikur eshte perleshur me forcat gjermano -balliste ne kulmak te Skraparit dhe si k/komandant jep strategjine e luftes ballkanike.Vete Meta eshte nje cope gomar qe nuk ka samar dhe shetit qosheve duke dhene deklarata rrumpalle .Per inat te Monikes qe e ka edhe grua edhe jo grua Presidenti nuk fle me millonane ,por me Moniken.Shtet bythe president superhajdut ,k/minister hajdut,opozite hajdute dhe pa gjykate.

  10. Kush eshte batum hanxhiu qe ti jap keshilla presidenti kushdo qofte, ky batuni merr nje rroge si keshillkar i rames po dashka fy punesim i ziu ha miellin serb o bq kosove

  11. Kjo eshte e tmerreshme…Ky pseudointelektual ku e gjene kete guxim per keto mesazhe “dashamirese” ndaj kreut te shtetit ? Dhe me e cuditeshmja ai i drejtohet me Ilir…”Besoj”se i “dhimset” Shqiperia…POR TE MOS HARROJE SE SHQIPERIA SOT KA AQ TE RINJ TE ARSIMUAR NE UNIVERSITETE NGA ME PRESTIGJOZE ( shume me larte se te Hungarise e Belgjikes) dhe jane PA PUNE sepse nuk I LEPIHEN RILINDJES ,pune qe ti o shoku Baton e qane…

  12. o batush po edhe nese me pare mendoja se kishe dy pare mend ti spaske fare si ore e tregove veten se je me vertet spiun po robi e man pak veten sbie direkt me kembet e veta brenda. Ore se harrova po ty ca te duhet ore kush eshte ky tipi ca e ke ti apo meqe eshte kosovar, prap sme jep asnje vije te kuptueshme dhe te qendrueshme muhabeti dhe e di pse? sepse eshte emeru nje ministre nga kosova meqe do te perdoresh letren e ndasise krahinore. Ose me e pakta qenke njeri shume pa vlera qe vrapon reth tasit te corbes qe po gatuhet me nje sherbetor qe te sjelli lugen plot ty se e ke njeriun tend pune leshi baton preshi, thjesht ketu ska me vend me te degju ty apo lexu komentet e tua, SKE ME VLERA me e pakta, me e shumta JE VERTET TRADHETAR ska asnje version tjeter o lojtar qe kap veten shah mat te fala Zt. Vuqiqqqq

  13. Reagimi i Bastonit tregon me se miri qe Gent Kaka ishte perzgjedhur nga ai dhe Thaci, tamam sic u fol ne media. Suksese ne jete Baston i papjek

  14. Ne cfare do pozite te kete qene Aldo Bumci si M i jashtem, ne pozitat inferiore si ky qe shet detin me pasuri miliardeshe, e qe kero zvogelimin e shitjen e territoreve te Kosoves ai se ka bere, por pa fytyresia tuaj qe beni krahasime, qe nuk jane te kuotave kombetare , eshte faqja e zeze e tuaja, sepse ashtu si vepruan baballaret tuaj me TITON keroni te veproni dhe ju kelyshet e tyre sot me tokat shqipetare.

  15. Me çfare tagri i drejtohet Batoni, presidentit te republikes (pavaresisht se nuk kam ndonje respekt per Meten) ne emer? Ky mendon se vendos mbi gjithçka e per çdo gje, vetem sepse eshte mik me Surrelsin. Megjithate kjo e leter e tij e gjate, zbulon ate qe perflitej tere keto dite, ‘ministrat nga Kosova jane nje propozim i rendomte i pazarxhiut filoserb Baton Haxhiu’…

  16. ka nje kod kur i drejtohesh presidentit te nje vendi, aqmeteper nepermjet nje letre publike, te hapur. Shkelqesi, president apo zoti president jane normat me minimale te miresjelljes. un nuk e lexova kete pacavure leter sapo pashe se si ky inxivid i oshte drejtuar presidentit te vendit tim (kushdo qofte ai)

  17. me kete leter ke nderu gjithe prinderit e tu kudo qe ndodhen , ke nderu EDI KOKAINEN mero bazen bedri islamin arben duken skender minxhozin ilir yzeirin vellezerit nazarko sokol ballen carlo bolinon dhe gjithe redaksite e letrave higjenike si Tema SOT DITA JAVA NEWS KLAN A1 report etj

  18. Per t’u futur ne sherbimin civil edhe si sporteliste te kerkojne 2 deti ne 3 vjet pervoje pune. Ky robi sipas llogarive nuk ka pervoje se ka qene i zene me 4 masterat. Pra rama spo ben shtet por rumpalle.

  19. Nuk ka faj as Batoni e as ky djali i ri nga Kosova.
    Fajin e kanë shqiptarët që e votuan Edi Ramën, këtë piktor mediokër si kryeministër.
    Kryeministri i pashkollë Rama dëgjon njëfarë fundërine si Batoni që i lëvdon këtë Cakën se qenka shqiptari më i dijshëm, vetëm se ju përpuqen të treve mendimet me dyshen Thaçi-Vuçiç.
    Sa na i paska bërë Rama inventarin e librave që ka lexuar ky Genti, pse nuk i kërkoi që të përfundonte kartën e sigurisë pasi e emroi si zv/ministër të jashtëm ?
    Le të ketë lexuar ky djali me dhjetra mijëra libra, po mjafton që të ketë firmosur diku si spiun i ndonjë vendi të huaj, nuk ka Danub që ta lajë.
    Për Batonin dihet se ka qenë mik i Stanishiqit, por derisa ky djali është një “recomandato” i Batonit, jo presidenti Meta por cilido shqiptar në Ballkan e më gjërë e ka të drejtën të dyshojë se edhe ai i ka lidhjet me ndonjë Stanishiq

  20. Ai nuk eshte -Baton-Haxhiu-por -BITUM-Haxhiovici-i Kosoves.Eka zemren te -sterrosur-me keq se bitumi.Iduket vetja kush e di cfare qe nje psikopat ka marre per keshilltar nje te mete mendor ku i duket vetja me i larter se presidenti.Po kush je ti o langaraq po te kesh bythe shko ne Kosove dhe ushtroje aktivitetin tend te felliqur ate politik.

  21. Baton na trego pak shkollimet dhe kualifikimet e djaloshit qe te bindet ty se mendoj se ka Shqiperia dhe Kosovs shume me.te shkolluar e me te kualifikuar se djaloshi jot dhe me me shume pervoje ne Perendim dhe ne Shqiperi e Kosove.Boll na bere si shume i zgjuar ti kokerr hopokriti injorant e perfitues

  22. Cfare skandali(!) Ne cilin vend ne planetin Toke ndodh qe nje keshilltar i K/ministrit t’i beje presion dhe mundohet te ndikoje ne vendimarrje te Presidentit te Republikes se nje vendi?! Presidenti eshte zgjedhur nga Parlamenti me propozim te k/ministrit aktual…ai po e ben detyren. Nuk ka Gjykate Kushtetuese te konsultohet para vendinarrjes sepse k/ministri e zhduku vete…tani le t’i beje sh***en baces…
    Eshte ky shteti te duam? Akoma ne tranzicion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *