• |
ide | kryesore

Beyonce surprizon fansat, në supermarket me bodyguard

Paparazzi, Slider



Bey është fotografuar në një supermarket dhe sigurisht nuk mungonte e veshur me një jumpsuit dhe me syze. Ajo kishte marrë me vete dy asistentë një prej të cilëve po shtynte karrocën e një tjetër kujdese që ta ndihmonte në zgjedhjet e produkteve në supermarket.

Në Twitter ndjekësit janë “çmendur” duke shpërndarë meme dhe batuta me ironi për bodyguardët e saj. Por shumë të tjerë shkruajnë se Beyonce bën Pazar si të gjithë të tjerët në një market të thjeshtë dhe nuk e vret shumë mendjen se përrreth ka njerëz të zakonshëm.

Një koment arrin deri aty sa e quan veten të pa fat sepse e kishte menduar të shkonte tek i njëjti vend të blinte diçka por ndërroi mendim në moment të fundit. Nëqoftëse do të shkonte ai do të kishte takuar nga afër idhullin e tij dhe të shumë prej nesh Beyonce.

Ata gjithashtu hedhin sugjerime se çfarë mund të ketë blerë Beyonce, pampers dhe ushqime për binjakët e saj apo ndonjë gjë të shpejtë për festën e vajzës së saj të madhe Ivy e cila mbushi 7-vjeç me 7 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *