• |
ide | kryesore

Bllokohen Thethi dhe Vermoshi nga reshjet e borës

Lajme, Të fundit



Reshjet e borës kanë vijuar në qytetin e Shkodrës. Në qytet situata duket e normalizuar ndërsa në zonat e thella janë shfaqur disa problematika. Të bllokuara për shkak të dëborës janë ende Thethi dhe Vermoshi.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura në të gjitha akset malore të rajonit verior. Për shkak të reshjeve dhe trashësisë së borës në të gjitha akset rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.
Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri gjatë natës dhe vijojnë të pastrojnë rrugët me mjete dhe hedhin kripë për mbajtjen hapur të tyre. Të gjitha akset vazhdojnë të jenë të hapura.

Situata e akseve rrugore në qarkun Shkodër është si me poshtë:
-Aksi B.Curri – Valbone trashsia e bores ka shkuar 70 Cm

-Aksi B.Curri-Fierze trashsia e bores ka shkuar 50 Cm

-Aksi Ura e Bujanit-Qafe-Morin trashsia e bores 35 cm

-Aksi B.Curri-Kam trashsia e bores 45 Cm

Te gjitha akset janë të hapura dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *