• |
ide | kryesore

Rama: “Refuzimi i Metës i turpshëm”. Përgjigjja: “Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës”

Kryesore, Lajme



Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Presidentit Ilir Meta në letrën e tij drejtuar Ramës.

Sipas Ramës, refuzimi i Metës për të dekretuar Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme është antikushtetues dhe i turpshëm.

Lexo më tej: 

Andi Bushati: Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë 

Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

Mes të tjerash Rama i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?” – shkroi Rama në Twitter.

Presidenti Meta rendimi një sërë arsyesh se pse Cakaj nuk është njeriu që mund të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

Meta argumenton se Shqipëria ndodhet para zhvillimeve të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndërsa edhe çështja e kufijve të Kosovës kërkon që në krye të ministrisë së Jashtme të jetë një njeri me përvojë të madhe diplomatike. Ndërsa sipas Metës, profili i Cakajt ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.

Meta e nis letrën me qëndrimin pro ndryshimeve të kufijve në Ballkan që Cakaj mbajti në një intervistë në televizionin ‘Klan Kosova’. Sipas Metës, këto janë deklarata të rrezikshme me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Meta më pas rreshton në letër problemet, sipas institucionit të Presidentit, që Cakaj ka me përgjegjshmërinë në punë dhe pastërtinë e figurës së tij. Në letër theksohet se Cakaj ka neglizhuar për 7 muaj plotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me çertifikatën e sigurisë, çka kanë rezultuar në pengimin e verifikimeve të nevojshme ndaj tij, si pasuria, siguria dhe besnikëria ndaj vendit.

Presidenti përmbyll letrën duke theksuar se Gent Cakaj nuk ka integritetin për të mbajtur këtë detyrë.

Kërkesat për ndryshime në qeveri, Rama ia dorëzoi personalisht Metës më datë 4 janar pas një takimi të shkurtër. Një ditë më pas, Meta firmosi pa hetizim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Duke emëruar vetëm katër prej tyre, Meta la pezull propozimin për Gent Cakajn, i cili u paramendua nga Rama si zëvendësuesi i Bushatit.

Vetë Meta deklaroi se nuk dekretoi shkarkimin e Bushatit pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund të lihej pa një ministër në krye. Ai cilësoi më tej se ishte në pritje të informacioneve verifikuese për integritetin e Gent Cakajt.

Por ndërsa Rama i kerkoi falje Kosoves për veprimin e Ilir Metes, Presidenti i’u kundërpergjigj duke vënë gishtin në plagë tek tema e ndryshimit të kufijve:

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”.

©Lapsi.al 



20 Comments

    1. luli qe roshi ,doshi,frrok,ndok e edvini ta nguli mu ne qenef negjmije pallen si edvinit ende nuk mbush barkun mut stalini.

  1. Turpi te ka mbuluar palaço KM.
    Lloj lloj legeni sorosian KLP, minister, kryebashkiak…
    Mbroje si tenderin e unazes dhe PPPt. Popull flini gjume se shpejti zbor dhe tollon. S keni pare gje akoma

  2. Pse i kerkon ndjese Kosoves? Kerkoj ndjese Shqiperise! Personi ne fjale do jete minister i Shqiperise dhe jo i Kosoves! Eshte njesoj si ti kerkosh ndjese Vunoit! Fundja pse se mer vete Ministrine e Jashteme, pse do te fshihesh mbrapa ketij kalamani nga Kosova?

  3. Presidenti yne i nderuar ne darke fle me Moniken grua, dhe e do shume.Ne mengjez e shan dhe debon Moniken nga krevati sepse eshte kryetare e LSI dhe Presidenti eshte mbi partite.Nga ta fus perpara tha njoni….ama ne shqiperi ..futja nga te dush para dhe mbrapa ..ata njelloj jane sidomos kur te flasin dhe per bese.Nga qe kane qene tere jeten te pabese i kendojne beses qe ta perdorin si cark per minjte.Tamam turp.

    1. i pa emer e me mut ne tru.me mir me moniken se sikure ti e rama me frrok,rosh,dosh,prenga,artur busha,shullaza,toni kombinata qe beni orgji pederesh ne kryeministri.nuk keni faj ruset keshtu benin me enver bythqirin,mehmetin,ramizin,kristaqin,spiro koleken,gjinushin e bijet e tyre lloji edvin,erionk,balla qe pe psrti BYTHEN KAN SHQY.

  4. i pa emer e me mut ne tru.me mir me moniken se sikure ti e rama me frrok,rosh,dosh,prenga,artur busha,shullaza,toni kombinata qe beni orgji pederesh ne kryeministri.nuk keni faj ruset keshtu benin me enver bythqirin,mehmetin,ramizin,kristaqin,spiro koleken,gjinushin e bijet e tyre lloji edvin,erionk,balla qe pe psrti BYTHEN KAN SHQY.

  5. Pjesa me madheshtore e gjithe kesaj historie eshte ndjesa qe i kerkohet Kosoves. I kerkohet ndjese Kosoves si te ishte refuzuar nje nder njerezit me te medhenj qe kane dale nga ato treva, sikur te ishte Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova apo ndonje tjeter personalitet, nderkohe qe behet fjale per nje djale te ri ta panjohur nga shumica e kosovareve te cilet as qe ia dine emrin se per fytyren as qe behet fjale t’ia kene pare ndonjehere. Tani nuk mbetet gje tjeter vecse t’i kerkohet ndjese edhe Vuçiçit. Po, Ilir Meta duhet te kerkoje ndjese, por duhet te kerkoje ndjese tek Baton Haxhiu, te cilit me sa duket i jane prishur shume plane duke pare se sa shpejt reagoi.

  6. Kam pershtypjen qe Rames i duhej nje debil dhe pa pervoje ne Min e JAshtme pasi ka plane te zeza ne koke dhe per kete i duhet nje “Kurban”, aq me teper nga Kosova dhe me vone te justifikohet se u be nje gabim. Ketu ka nje hile qe besoj do dali shume shpejt, te presim e te shohim

  7. Rrëzimi i edvin hajdutit ordiner është emergjencë kombëtare, ky palaço, lapangjoz, torollakk, i droguar. i rethuar me të ngjashëm si vetja, as nuk ia ka idenë se çfarë kriteresh duhet të plotësojë një individ për tu bërë Ministër i Jashtëm i një vendi.

    Vetëm rrëzimi me dhunë është shpëtim për shqiptarët.

    Lulzim Basha e Sali Berisha, të ndalen së bëri vetëm deklarata, por të arrijnë të jenë të besueshëm dhe garantë për njerëzit, me qëllim që të mos kenë frikë nga dhuna e rilindjes dhe të bashkohen në RRËZIMIN E DHUNSHËM të edvinit dhe sektit të rilindasve hajdutë dhe antikombëtarë.

  8. Qe kryeministri drogaxhi ka ikur per lesh me kohe kete e ka marrevesh nje bote e tere po ku i con mushka socialstet e ndershem qe e mbajne kete palo njeri ne krye te partise .Ushojten njerzit e -PS-e dhe nuk ka ky zagar kete propozoje nje kandidat te mundshem per minister te jashtem ku nderkohe eshte dhe periudha qe shpresojme te hapen negociadat per ne -Bashkimin Europian ku ka njerez me me shume pervoje qe nuk i ka perfshire ne qeveri.Nuk keni pare asgje akoma kur te propozoje ndonje nga ata -muxhahedinet-cfare quhen ata -Sirjanet -qe kane ardhur ketu per minister te ndonje dikasteri.

  9. Edi Rama: “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”!!!
    22.05.2018

    1. Po se paske kuptu se sditke anglisht o palle, se jeton ne amerike me asistence sociale ne vend qe te punosh e te pakten ta kishe mesuar anglishten

  10. Ziguri stalini ari juri paskan braktisur saliun per meten,paguan mire likja apo jo skiftere,por naten shishet me vete se saliu shurron shume naten,bravo skiftere

  11. Cdo gje behet per te hequr vemendjen nga skandali i unazes me kompanine fantazem. Po cfare ti bejme Ylli Rakipit. Te kishte marre nje tender siFrangaj. Cfare ti bejme zerit te Amerikes. Ti shajme presidentin. Kete here jemi me Meten. Nuk ndodh kaq rendom ne bote te injorohet presidenti ivendit tend. RRUGACERI.

  12. Kur flet per turp, nje i pacipe si ky kryehajduti edhe turpi vete turperohet qe nje llum si ky e permend si fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *