• |
ide | kryesore

FOTO/ Bariu 24-vjeçar bllokohet në dëborë, e shpëton FNSH-ja

Lajme, Të fundit



Një bari, 24-vjeçar i cili që nga ora 10:00 e ditës së sotme kishte mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë. Mësohet se Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij, ku ndodhej bashkë me familjen, por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm. Menjëherë 24-vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës. Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile.

Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmes tokës. Në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24-vjeçari të gjendet dhe të shpëtohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *