• |
ide | kryesore

Karikari? Jo, Partizani sjell në kryeqytet një tjetër “Ngo’o”

Sport



Partizani konfirmoi pritshmëritë e teknikut Skënder Gega në miqësoren me Sivaspor, e para gjatë fazës përgatitore të të kuqve në Antalia, por tregoi nevojën edhe për merkaton. Ajo që të kuqtë e dinin, por e kuptuan edhe njëherë, ishte se mungonte një qendërsulmues goli, apo një pykë që të mbajë të impenjuar prapavijat kundërshtare, gjë që Bardhi e Hebaj e kanë bërë me sforco.

Atëherë, në siguri, erdhi edhe ndryshimi i kursit për sulmin, duke lënë cdo hipotezë e tratativë, me sulmuesin ganez Kuame Karikari, për të sjellë një Ngo’o të dytë në kryeqytet. Identikiti i preferencës së të kuqve është 25 vjecari Idelino Colubali. Sulmuesi, që pothuaj gjithë karrierën e ka ndërtuar në Portugali, është në kërkim të minutave dhe një shansi për të ndryshuar të ardhmen. Shtatlarti nga Guinea, 2.4 metra, do të jetë arma plus e Gegës në sprintin drejt titullit.

Për të kompletuar nevojat difensive të skuadrës, tekniku duket se ka piketuar 26-vjeçarin, Lum Rexhepi. 1.92 metra i lartë kosovari i lindur në Finlandë ka luajtur në karrierë edhe për Helsinki e Go Ahead Eagles, ndërsa sezonin e fundit e ka mbyllur me Kups.

Këto dy lëvizje, bashkë me Alesio Hyseni dhe tetovarin Fatjon Jusufi, me shumë mundësi mbyllin merkaton e Partizanit, duke parë edhe elozhet e Gegës në përfundim të miqësores me Sivaspor për të gjithë lojtarët e aktivizuar: skuadër e shkurtër, presing në mesin e fushës dhe kreativitet përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *