• |
ide | kryesore

Kulisat / Meta po përdor Ditmir Bushatin kundër Ramës

Arkiva, Kryesore



Historia e mosdekretimit të Gent Cakajt është edhe me rëndë se ajo e konfliktit Rama -Meta në rastin e ministrit të Brendëshëm, Sandër Leshi. Sepse në precedentin e mëparshëm presidenti e dekretoi shkarkimin e Fatmir Xhafajt duke e mbyllur kapitullin e tij në qeveri, ç’ka i dha mundësi kryeministrit të vendoste drejtimin e policisë me anë të një zv/ ministri (ku u caktua po prapë Lleshi).

Lexo më tej:

Andi Bushati: Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

Me sa duket, në rastin e dytë, Meta “ka zënë mend” duke e thelluar krizën, e cila përpos aspekteve ligjore ka dhe nota të qarta politike.
Sepse ai përveçse nuk ka pranuar të çojë në krye të diplomacisë Gent Cakajn, ka rrefuzuar të shkarkojë Ditmir Bushatin me arsyetimit se vendit në këto kohë i duhet një ministër i Jashtëm.
Pra në këtë rast (dhe sipas informative të Lapsi.al kjo është e qëllimshme), krijohet një situatë anormale kur Rama detyrohet të mbajë në kabinet dikë që e ka shpallur publikisht si të larguar.

Po pse e bëri presidenti këtë lëvizje?

Synimi është i qartë. Që ta pozicjonojë hapur Ramën si pjesmarrës në aventurën Thaçi – Vuçiç për coptimin e Kosovës. Ai vuri në pah se nga qeveria po largohet një ministër i Jashtëm, i cili ka dalë publikisht kundër parimit të ndryshimit të kufijve dhe po tentonte të vendosej nga një çuanak që e ka pranuar symbylltas atë.

Deri më tani Rama ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën në raport me partnerët europianë që janë kundër këtij projekti.

Ai nuk e ka pranuar kurrë publikisht se e mbështet idenë e ngjizur në Beograd. Por, me potencimin e këtij ndryshimi Ilir Meta i dha fund kësaj balloje me maska.
Nga ana tjetër dhe Ditmir Bushati nuk ka lënë pa hedhur hapa në këtë drejtim. Deklarata e ish homologut të tij grek Kotzias se Ditmiri po largohej për hir të kundërshtive ndaj ndarjes së Kosovës, ngjante më shumë me kthimin e një nderi të kërkuar prej Tirane.

Edi Rama: Refuzimi i Ilir Metës është i turpshëm

Pra, paradoksalisht dhe Meta dhe Bushati, që kanë qenë nga aktorët që e urrenin më shumë politikisht njëri tjetrin, papritmas janë gjendur në të njëjtën llogore. Atë të dëmtimit të imazhit të Ramës tek partnerët europianë.

Madje, nuk është çudi as fakti që presidenca i gjeti lehtësisht në ministrinë e jashtme “kleçkat” që përdori për të rrefuzuar emërimin e pasardhësit të Ditmir Bushatit.
Dhe sikur këto të mos mjaftonin, Meta e sfidoi fort Ramën duke ia lënë Bushatin në kabinet.
Tani kryeministrit, që nuk mund të përdorë më versionin e drejtimit të ministrisë përmes zëvendësit (sepse Bushati është në detyrë), i mbeten tre opsione zgjedhjeje.

E para, ti ushtrojë presion Ditmir Bushatit që ti paraqesë Presidentit një dorëheqje të parevokueshme (me shpresën se ky do ta pranojë këtë sakrificë).

E dyta, të ndjekë modelin e Ciprasit dhe të vetë emërohet edhe ministër i Jashtëm, gjë të cilën Meta, -sipas një burimi të Lapsi.al-, ia ka propozuar në takimin kokë më kokë.

Dhe së treti, të çojë një emër të ri dhe me reputacion për ministër të Jashtëm, por duke ulur hundën dhe pranuar precedentin se kreu i shtetit mund të vendosë për anëtarët e kabinetit të një qeverie të votuar.

Deri sa të zgjidhi njërën nga këto rrugë, Meta i ka “ngecur” Ramës në qeveri, një ministër me të cilin ai tashmë është armiqësuar.
©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ka nje zgjidhje te ngercit: zoti Cakaj , ministri i propozuar duhet te jape dorheqjen dhe te vazhdoje z. Bushati si minister i jashtem!

  2. I ndodhur para presionit te nje pjese te nderkombetareve per ndarjen e Kosoves, Rama zgjodhi nje minister te jashtem Kosovar, qe te justifikohej me vone duke ju thene: I juaji jua beri !

  3. Ti kristaq qenke kristal ne gjetje,por mos u lodh shume,arsyet e like floririt jane me te thella te tipit per te futur duart e ndyra ne spak e disk,kupton o kristaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *