• |
ide | kryesore

Meta i tha Ramës: Bëje Gent Cakën ministër të Kulturës meqë është i ditur

Lajme, Të fundit



Arben Cici, shef i kabinetit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka zbuluar detaje rreth vendimit të kreut të shtetit për të mos e dekretuar Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Cici ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama se vendimi i Metës është i turpshëm duke i kërkuar falje Kosovës për mosdekretimin e Cakës.

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 të Kosovës, Cici tha se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Ai tha se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që vinte nga Kosova.

“Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo. Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z.Cakaj pretendohet që është kaq i ditur, mund ta vendoste si ministër të Kulturës, apo çdo lloj ministri tjetër. Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, – ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

Image result for arben cici
Arben Cici



4 Comments

  1. Te kandidoje per Kryeminister Shkelqesia e Tij President Blloku e le te propozoje emra per kabinetin qeveritar, se Presidenti ka te tjera detyra kushtetuese… ?

  2. Sa loqe je more like nuk i zgjedh te ministrat por eshte detyre e kryeministrit,ty more dite zi edhe gruan ta zgjodhen shoqnia e mones

  3. O milet,,, merreni vesht,,,,,,,Idioti i qeverise shqiptare do zgjidhet president i ballkanit. Kete e vendos dhe e vulos psikopati E, RAMA

  4. Ja si degradon njeriu nga tangerlliku. Kam pershtypjen qe Edi Rama do i fusi karin ne goje Baton Hazhiut prej ketushem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *