• |
ide | kryesore

Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë

Kryesore, Lajme



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Duke argumentuar faktet për refuzimin e tij, presidenti Meta ka renditur një sërë arsyesh se pse Cakaj nuk është njeriu që mund të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

Meta argumenton se Shqipëria ndodhet para zhvillimeve të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndërsa edhe çështja e kufijve të Kosovës kërkon që në krye të ministrisë së Jashtme të jetë një njeri me përvojë të madhe diplomatike.

“Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.” – shkruhet në letrën që kreu i shtetit i ka dërguar Ramës. (letra e plotë më poshtë) 

Meta e nis letrën me qëndrimin pro ndryshimeve të kufijve në Ballkan që Cakaj mbajti në një intervistë në televizionin ‘Klan Kosova’.

Sipas Metës, këto janë deklarata të rrezikshme me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

“Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.” – shkruhet në letër.

Meta më pas rreshton në letër problemet, sipas institucionit të Presidentit, që Cakaj ka me përgjegjshmërinë në punë dhe pastërtinë e figurës së tij. Në letër theksohet se Cakaj ka neglizhuar për 7 muaj plotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me çertifikatën e sigurisë, çka kanë rezultuar në pengimin e verifikimeve të nevojshme ndaj tij, si pasuria, siguria dhe besnikëria ndaj vendit.

“Ndërkohë, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithë procesi për verifikimin dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar, është realizuar në më pak se 24 orë. 

Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore)  të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimit kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.” – shkruhet në letër.

Presidenti përmbyll letrën duke theksuar se Gent Cakaj nuk ka integritetin për të mbajtur këtë detyrë.

“Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare  dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë” – konkludon Meta në letrën që kreu i shtetit i ka dërguar Ramës.

Kërkesat për ndryshime në qeveri, Rama ia dorëzoi personalisht Metës më datë 4 janar pas një takimi të shkurtër. Një ditë më pas, Meta firmosi pa hetizim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit. Duke emëruar vetëm katër prej tyre, Meta la pezull propozimin për Gent Cakajn, i cili u paramendua nga Rama si zëvendësuesi i Bushatit.

Vetë Meta deklaroi se nuk dekretoi shkarkimin e Bushatit pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk mund të lihej pa një ministër në krye. Ai cilësoi më tej se ishte në pritje të informacioneve verifikuese për integritetin e Gent Cakajt.

©Lapsi.al 



25 Comments

  1. o president i bythes. ne e dim qe ti do preferoje te kishe Gruevskin apo Kociaz si minister i jashtem se ata ke shok. po do te vij dita dhe ty o hajdut ordiner qe na je ber dhe president per meritat e 7%. ti je pazarxhi i rendomte dhe nuk nje asnje germ te kushtetutes se je injorant dhe te gjithe qe te njohin nga afer e dine kete.

  2. po normale. lum ne per ju qe ju kemi me pervoj 30 vjecare. ju me pervoje te madhe dhe nje mut te madh bet. akoma skeni ber shtet. mesuat vetem si te vidhni sa me shum e si te shisni interesin kombetar ne ankand. bastard president.

  3. Pazaret o like floriri beji me saliun,klsh nuk do e maresh o xhuxh qe kur pjerdh ngre pluhur,thot ska eksperience ky palaco dhe hajdut ordiner kur u be kryeminister kishte eksperience te madhe si malok skrapari dhe punoje shume ne ate kohe,like floriri spaku po vjen,beji sherbimet e fundit serbise malok e shpellare me shume vila,ti u tregove bukeshkale like

  4. A nuk ishe ti vet 28 vjec kur u bere kryeminister? apo per ty svlente. a nuk e ke mbushur ti parlamentin me deputete 20 vjec qe i thon kembes dore? sa ka mar LSI nga kalamajt e shkollave dhe i ka ulur ne karrige deputeti vetem se prindit e tyre jan sponsor te LSI? ik ore halabak se nuk bind dot asnje shqiptar me argumentat e tua idote. Thjesht po i sherben ose interesave te tua ditore meskine ose me keq akoma interesave antishqiptare. kushdo qe e njef Gentin e di shum mire qe eshte me i pergatitur se te gjith ju hajdutet tu mbedhesh se bashku.

  5. Gent Caka eshte i papershtatshem per ate post qe rilindja tall menderen dhe emeron kalamaj. Nga ana tjeter Meta ka vendosur deputete 19 vjecare qe sdin te fshin as qyrret dhe behet hipokrit ne ket rast per maturi dhe eksperience. Keta maskarenj tallen me Shqiperine dhe qe ketu me keto emerime tregojne respektin qe kane ndaj shtetit dhe vendit te tyre.

  6. o halabak president. po pse ti je gje figur kaq e paster? po ty te kan par gjith shqiptaret me ze e me figur. je i vetmi qe je kap me presh ne dore dhe ne vend qe te jesh ne burg, je president. ke vjedh lart e posht, tendera, floririn, Cez e sa te tjera. dhe jo vetem kaq, po po zhduk malet e shqiperis e po i ben zhavorr e gelqere. po e ben shqiperin pllaj o mos u ngopsh kurr. pafytyrsia dhe ligesia nuk njeh kufij ne Shqiperi.

  7. si nuk doli nje gazetar te bente nje investigim mbi pasurit e ciftit Meta. Kaq mafjoz te rrezikshem paskan qene?

    1. I lumt hajdutit me ze e me figur. Ne ca vendi te botes do ishte president ky hajdut ordiner me bllok ne dore? ndoshta andej nga Burkina Faso.

  8. Jo -jo-ne Burkina Faso po ne Shqiperi e meriton kete post te larte ne shqiperine qe drejtohet nga qeveritaret -hajdute-ketu duhet ky lloj presidenti.

  9. Stalini fansi me i ri i like floririt,ku ka flori stalini nuk te fal,pusht i vertete je,shishet e shurres mos harro naten te saliu

  10. Presidential mund te ket 100 te kqia,por kur Ky kandidati per minister te jashtem ka shkelur ligjin pari nuk ka paturcertifikaten Nga DSIK ky duhet denuar ne baze te ligjit dhe pasta Edvin pallushi QE e shkel ligjin sa here te DOJ ta vendos minister te jashtem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *