• |
ide | kryesore

Parashikimi i shkencëtarëve: Si do të shkatërrohet sistemi ynë diellor

Stil



Sistemi diellor ku ne bëjmë pjesë ka një cikël të caktuar jetëgjatësie. Deri më tani është shikuar si problem që ka disa teori dhe studime që hedhin tezën që sistemit diellor po i mbaron cikli.

Por njëpjesë e disa kërkuesve kanë dalë në një hipotezë tjetër.Sistemi diellor në të ardhmen mund të dalë jashtë Rrugës së Qumështit.

Sipas parashikimeve më të fundit dhe përllogaritjeve kompjuterike, pas 2 miliardë vitesh, galaktika jonë mund të përplaset me atë të Magelanit, duke rizgjuar një vrimë të zezë gjigande në qendër të saj, me efekte shkatërruese.

Kërkimi i realizuar nga universiteti britanik Durham dhe ai finlandez i Helsinkit është publikuar në revistën shkencore Royal Astronomical Society. Studimet janë bazuar në stimulimin e realizuar nga superkomputeri Eagle, që është në gjendje të parashikojë efektet dhe pasojat, e përplasjet e mundshme mes galaktikave.

Sipas shkencëtarëve, ajo e Magelanit po humb energji dhe është e destinuar të përplaset me Rrugën e Qumështit, e cila deri më sot ka pasur shumë pak të tilla në historinë e saj dhe me galaktika të dimensioneve shumë të vogla.

Por nëse kjo do të ndodhë në të ardhmen e largët, vrima e zezë që është aktualisht në gjendje të fjetur, mund të thithë çdo gjë që e rrethon, me rrjedhoja edhe për sistemin tonë diellor, i cili nga periferia e Rrugës së Qumështit do të shtyhej plotësisht jashtë saj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *