• |
ide | kryesore

Policia: Nuk do të lejojmë kalimin e mjeteve pa zinxhirë

Lajme, Të fundit



Ulja e temperaturave dhe problematikat e shkaktuara në rrugë nga ngricat dhe dëbora kanë bërë që të reagojë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola është shprehur se shumica e shoferëve shqiptarë nuk janë mësuar të udhëtojnë në këto kushte atmosferike.

“Në orët e pasdites dhe të darkës, me uljen e temperaturave jemi të detyruar të mos lejojmë kalimin e mjeteve pa zhinxhirë.

Ka drejtues mjetesh që janë të papërgjegjshëm. Edhe kur shohin rradhë mjetesh, në këto kushte me borë dhe ngrica, kryejnë parakalime dhe dalin nga rruga duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe duke penguar të tjerët për shkak të bllokimeve. Forca e fërkimit gjatë frenimit nuk është njësoj si në një rrugë normale”, u shpreh ai.

Në përgjithësi sipas Policisë Rrugore akset janë të qarkullueshme, përveç  rrugëve brenda qyteteve të Shkodrës, Gjirokastrës dhe Korçës.

“Brenda këtyre qyteteve ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët. U kemi kërkuar bashkive me ato mundësi që kanë të marrin masa menjëherë”, tha Tola.



1 Comment

  1. Ore jeni në terezi ju drejtues të policisë rrugore?? Mund t’i detyroni drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore por jo zinxhirë! Mbi të gjitha duhet të kërkoni nga autoritetet rrugore pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve! Qytetarët paguajnë taksa për mirëmbajtjen e rrugëve dhe skane pse harxhojnë dhe për zinxhirë! Jo më larg se para 3 ditësh isha në Tetovë (kodra e diellit). Bora ishte gati 50cm por rrugët ishin të hapura deri në lartësinë 2200m.e jo vetëm që nuk vura zinxhirë por dhe gomat i kisha verore dhe nuk pata problemin më të vogël dhe pse termometri shënoi deri në – 8!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *