• |
ide | kryesore

Protesta, studentët mbyllen brenda fakulteteve

Lajme, Të fundit



Studentët e kanë vijuar ndryshe, protestën e tyre sot. Ata janë mbyllur brenda fakulteteve, duke bllokuar hyrjet kryesore.

Në Fakultetin Juridik, një pjesë e tyre kanë deklaruar për mediat se do të qëndrojnë aty deri të dielën, në pritje të plotësimin të kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë.

Dje, studentët protestuan duke nxjerrë në korridoren e universitetit, tryezat dhe karriget, si simbol i bojkotit të mësimit. Ata paraqitën edhe platformën e tyre me kërkesat e detajuara drejtuar qeverisë.

Studentët publikojnë platformën e tyre: Të shfuqizohet edhe ligji për Arsimin e Lartë! 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *