• |
ide | kryesore

Protesta/ Studentët ngujohen brenda Fakultetit Ekonomik, fiken dritat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Pas takimit në ambientet e Fakultetit Ekonomik nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre. Në një deklaratë, ata u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.

“Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar.

Kjo formë nuk është kundër pedagogëve tanë. Qëllimi jonë është plotësimi i atyre tetë pikave. Gjithashtu presim mbështetje nga të gjitha fakultete të tjera me qëllim që kauza jonë të plotësohet sa më shpejt. Të përgjysmohen tarifat edhe për masterin”, – thane studentet.

Më herët, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mungonte energjia elektrike, e cila u ndërpre pak para nisjes së takimit. Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHEE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.



3 Comments

  1. Tani fituat vertete o ngelsa rrini dhe kaloni ne Orgji si dikur mona me argiten qe kaluan nete te pa harrushme

  2. Ky kodoshi e paska kaluar me mikun e mamase shkollen, e shuqyr qe s’paska qene ngeles…..fjala eshte per kete skeletin,, Ipaemer. Per komentuesit duhet qe te dine se keta sektiste, rilindas te tere studentat na qenkan ngeles, po per ato kushtet qe kane vene studentet, qe jane me mijera, nuk na thote gje, por aludon si kapo idioti i qeverise. Kjo eshte rraca e qelbesirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *