• |
ide | kryesore

Ronaldo mbreti i goditjeve, Brozovic maratonomaku, ndërsa Milan vendos rekordin e dyfishtë…

Sport



Cristiano Ronaldo ëshjtë mbreti i goditjeve, Marcelo Brozovic maratonomaku, por shumë kuriozitete që lidhen me Serie A janë publikuar nga Infografica e kampionatit me të gjithë numrat e Serie A 2018-19, në përfundim të fazës së parë.

GOLAT JANË 497: SHËNOHET MË SHUMË PAS 75′
Nga 190 ndeshjet e diskutuara deri tani, 56 janë mbyllur me barazim (Torino është skuadra me më shumë barazime, deri tani 9) fitoret e brendshme janë 83, ndërsa në transfertë 51. Juventus është skuadra me më shumë fitore si brenda (9), ashtu dhe jashtë (8).
Golat e shënuar ishin 497, shënohet më tepër me të djathtën (254, kundër 145 me të majtën), pjesa dërrmuese brenda zonës së penalltisë (409).
Tre futbollistë kan arritur të marrin me vete topin e Serie A TIM, il Nike Merlin, që i dhurohet atij që shënon më shumë se dy gola në një ndeshje: Ilicic (dy herë), Mertens e Duvan Zapata.
Cristiano Ronaldo e Milik dominojnë dygolëshat (3 secili për një total prej 34 golash).
Goli më i shpejtë i turneut, për momentin, është ai i Francesco Caputo, pas vetëm 18 sekondash kundër Sassuolo.
Fraksioni i lojës ku verifikohet numri më i madh i golave të shënuar është 15 minutëshi i fundit (118 gol).

RONALDO (93 GODITJE) MBRETI I GODITËSVE
Duke analizuar të dhënat e skuadrave, Napoli ka goditur më shumë drejt portës kundërshtare (271 herë), Roma ka inkuadruar më shumë portën (145), Inter godet më shumë këndore (147), ndërsa Juventus mban zotërimin e topit për ndeshje mesatarisht (31′ e 20″).
Cristiano Ronaldo është lojtari që ka goditur më shumë se të gjithë (93 konkluzione), ndërsa Suso vihet në evidencë për numrin e asist (8).
Luigi Sepe, i Parma, ka kryer më shumë pritje (87).
Mbrojtësi i Torinos, Thomas Nkoulou, spikat për numrin e minutave të kaluara në fushë (1.844), një statistikë ku zakonisht kreun e renditjes e kanë portierët, i ndjekur pikërisht nga një portier Gianluigi Donnarumma me 1829.
Kanë luajtur të paktën një minutë 457 lojtarë, nga 52 shtete. Prej tyre kanë zbritur në fushë 72 Under21, me Fiorentina që ka zbritur në fushë më shumë të rinj (8).
Moise Kean, i Juventus, është lojtariu më i ri që ka zbritur në fushë (18 vjec), Stefano Sorrentino, portieri i ChievoVerona, 40 vjec në mars, është më “eksperti”.

INTER ËSHTË MË I SHPEJTI, BROZO VRAPON MBI TË GJITHË

Në bazë të kilometrave të përshkruar nga lojtarët, Bologna është skuadra që udhëheq këtë klasifikim special me 112,483 km mesatarisht për ndeshje, por ka të dhëna të tjera interesante me numrat.
Inter ecën më shpejt se të tjerët (27,679 km me shpejtësi të madhe), Sassuolo, kryen numrin më të madh të përshpejtimeve (837), ashtu dhe për ngadalësimet (990).
Në nivel individual, Brozovic ka vrapuar më shumë se të gjithë (12,196 km për ndeshje).

SPEKTATORËT: DY REKORDE JANË TË MILANIT


Përsa i përket prezencave në stadiume (më shumë se 4 milionë në total) e ndjekjes në tv, është gjithnjë Milan në krye, me dy ndeshje rekord: derbi parë me Inter regjistroi në Meazza 78.275 spektatorë, ndërsa sfida e kuqezinjve me Juventus është parë në tv me pagesë mesatarisht prej 2.472.104 telespektatorësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *