• |
ide | kryesore

Shkarkohet kryegjyqtari i Shkodrës nga KPK

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin për Kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi, duke e shkarkuar nga detyra.

Ditën e martë Zefi është përballur me akuza për fshehje pasurie dhe përfshirje në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia, relator dhe Etleda Çiftja, anëtare e njohën gjyqtarin Zefi me rezultatet e hetimit administrativ që ndonëse kishte nisur për të tre kriteret, u mbyll vetëm për dy prej tyre.

Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë, gjyqtari Arben Zefi kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai u përfaqësua në këtë seancë nga avokati Ardian Visha.



1 Comment

  1. Nuk ka dite qe skifteret e saliut ne drejtesi te dalin te zhytur ne llumin e krimit dhe korrupsionit qe saliu punoje dite e nate per njezet vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *