• |
ide | kryesore

Sterling emocionues, inkurajon me një letër një tifoz, viktimë e racizmit

Sport



Raheem Sterling ka një zemër të artë dhe episodi që po përmendet aq shumë në Angli e konfirmon. 24 vjecari fantazisti i Manchester City ka shkruar një letër për një tifoz të tij të ri, viktimë e abuzimeve raciale. Futbollisti, që u informua për sa ndodhi nga gjyshja e djaloshit, i ka dërguar një letër prekëse atij, ku ndër rreshta shkruhet “I dashur Ethan, kohët e fundit kam mësuar nga gjyshja jote e dashur mbi periudhën e vështirë që po kalon për shkak të abuzimit racist që pësove. Kujto gjithnjë të jesh krenar se kush je e mos lejo që të të heqin kurajën. Ji i fortë, gjyshja jote është krenare për ty. Përshëndetje të ngrohta, Raheem Sterling”. Letra është bërë virale në Angli pas fitores së Citizens në Carabao Cup kundër Burton Albion 9-0.

Në muajin dhjetor Sterling ishte në qendër të një episodi racizmi gjatë ndeshjes në Stamford Bridge kundër Chelsea. Telekamerat e tv anglezë kishin inkuadruar tifozët vendas kur fyenin lojtarin që po kryente një rivënie anësore, duke prononcuar epitete racistë. Fajtorët e këtij episodi u ndaluan nga Policia me Chelsea që ka tërhequr abonimin e tyre nga ndeshjet në shtëpi të Blues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *